Zëdhënësi i KQZ së Kosovës, Valmir Elezi në një lidhje për News24 ka informuar lidhur me situatën e procesit zgjedhor pas mbylljes së orarit të votimit.

Elezi thotë se procesi zgjedhor nuk u cënua, madje pati disa raste të vogla incidentesh, por që grupet e punës të KQZ në bashkëpunim me Policinë e Prokurorinë ishin gati për ndërhyrje.

Ai thotë se deri në 15:00 pjesëmarrja e votimit ishte më e lartë se në 2019, me 3%, dhe nëse vijohet me këtë trend atëhere dhe këto zgjedhje do jenë me pjesëmarrje më të lartë në total se në 2019.

‘’Po presim informatat, nëse ka ndonjë qendër ku vijon votimi, pasi ka radhë qytetarësh. Parashihet se orari është 7 me 7, dhe askush s’mund të votojë pas kësaj ore, vetëm ata që kanë të drejtë vote që po presin në qendër votimi. Ka pasur një numër qytetarësh, të cilët kanë dashur të votojnë me kusht, dhe ata do të votojnë.
Përqindja
Të dhënat po transmetohen, po përpunohen, dhe në konferencën e radhës dalin të dhënat. Aty do të dimë saktë të dhënat, sa kanë votuar, dhe krahasim me procesin e 2019 nëse pjesëmarrja ka qenë më e lartë ose jo.
Nëse flasim për orarin, kohën 15:00, të dhënat e fundit sipas atyre të dhënave ka qenë 3% më e lartë se në 2019. Do të presim një shifër zyrtare nga terreni.
Kemi pasur një dhomë operative, ku së bashku me Policinë dhe Prokurorinë, kemi pranuar informacione nga terreni. Nga informatat që kemi marrë nuk është cënuar integriteti i zgjedhjeve. Kemi qenë gati për të ndërhyrë. Kanë qenë raste të pakta. Procesi zgjedhor shkoi mirë.
Mungesa e fletvotimeve
Në Kosovë ësthë i mundur votimi me kusht. Ndodh kur një qytetar nuk e gjen në listë emrin, dhe mund të votojë në një klasë që është vendvotimi dyfishtë. Në raste të tilla, ka apsur qendra votimi në Prishtinë ku qytetarët kan votuar këtë të drejtë. Për këtë arsye ka pasur mungesë të zarfeve që kanë qenë të domosdoshme për votimin me kusht. E zgjidhëm situatën.’’- tha Elezi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb