Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë një intervistë për CNN ftoi publikisht homologun e tij francez, Emmanuel Macron që të vizitonte Ukrainën për të parë me sytë e tij krimet dhe gjenocidin e bërë nga forcat ruse. Macron ka hezituar të përdorë fjalën gjenocid, duke deklaruar më parë se “nuk jam i sigurt se përshkallëzimi i retorikës i shërben këtij kauza”.

“E ftova të vijë kur të ketë mundësi. Do të vijë të shohë dhe jam i sigurt se do ta kuptojë”, tha Zelensky. Zelensky tha më parë se ngurrimi i Macron për të përdorur termin ishte “shumë i dhimbshëm për ne”.

Shtetet e Bashkuara, të cilat historikisht kanë hezituar të akuzojnë shtetet për gjenocid, javën e kaluar akuzuan presidentin rus Vladimir Putin për kryerjen e akteve të gjenocidit, ku u tha se Rusia po përpiqet që të “fshijë idenë” e një identiteti ukrainas.

Konventa e OKB-së për gjenocidin, nënshkruese e së cilës është SHBA, kërkon që vendet të ndërhyjnë pasi gjenocidi të identifikohet zyrtarisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: