Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se ka kryer një bisedë telefonike me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, përgjatë së cilës kanë diskutuar për një sërë problematikash.

Në postimin e tij në Twitter, Zelensky thotë se të dy udhëheqësit diskutuan për forcimin e mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën, intensifikimin e punës për garancitë e sigurisë dhe furnizimin me karburant në Ukrainë, shkruan BBC.

Ndër të tjera Zelensky tha se “Ne duhet të punojmë së bashku për të parandaluar një krizë ushqimore dhe për të zhbllokuar portet e Ukrainës.”. Biseda e tyre vjen pasi Ukraina përballet me humbje në rritje në lindje, ndërsa Rusia kërkon të sigurojë një territor të mëtejshëm në rajonin e Donbasit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb