Trupat ukrainase që luftojnë Rusinë në rajonin verilindor të Kharkivit po bëjnë përparim “të prekshëm”, por situata në zona të tjera të vijës së frontit është e vështirë.

Kështu tha presidenti Volodymyr Zelenskyj. “Në rajonin e Kharkiv, forcat tona po shkatërrojnë pushtuesin, rezultatet janë të prekshme”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.

Megjithatë ai paralajmëroi se situata në frontin lindor pranë qyteteve Pokrovsk, Kramatorsk dhe Kurakhove mbetet “jashtëzakonisht e vështirë në këtë kohë. Shumica e betejave po zhvillohen atje tani”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: