Zendaya ka folur për betejën e saj me ankthin, duke theksuar se të gjithë duhet të kujdesen për veten e tyre.

Duke folur në një panel diskutimi mbi partneritetin e saj të ri, ylli 27-vjeçar zbuloi se si ankthi ndikoi në jetën e saj personale dhe profesionale.

“Unë mendoj se ndonjëherë njerëzit supozojnë se për shkak të mënyrës si më shohin, ndoshta unë jam në një mënyrë të caktuar,” tha Zendaya. “Por kur nuk jam duke punuar, prirem të izolohem. Terapisti, familja dhe miqtë e mi më thonë: “Duhet të ngrihesh dhe të dalësh”, dhe unë kurrë nuk dua ta bëj këtë – por kur e detyroj veten ta bëj, e kuptoj se është në të vërtetë disi bukur. Unë jam më pak e shqetësuar. Unë duhet të jem vërtet e ndërgjegjshme për t’u kujdesur për veten.

Po mësoj të jem më e përgjegjshme për veten dhe trupin tim dhe po kujdesem për të gjitha. Ndonjëherë ka të bëjë thjesht me faktin që të ngrihesh nga shtrati, duke i thënë vetes, ‘Ne po përballemi me ditën: po bëjmë një dush, po veshim rroba, po shohim pak diell’.”

Duke diskutuar për rëndësinë e meditimit, ylli i Euphoria tha:

“Dëgjo – tani po mësoj rëndësinë e frymëmarrjes dhe meditimit. Kam jetuar në një set dhe kam punuar që kur isha fëmijë, por kurrë nuk ka qenë diçka që ka qenë e arritshme për mua. Unë thjesht isha duke ecur, duke ecur, duke ecur, duke ecur, duke ecur. Ndihem sikur e kam mbajtur frymën për një kohë shumë të gjatë.”

Rikujtojmë se filmi Ii fundit i Zendaya-s ishte “Challengers” përballë Josh O’Connor. Filmi doli në kinema më 22 prill 2024.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: