Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj “Demokratëve Evropianë”, duke i sulmuar ata pas kërkesës për llogaridhënie mbi çaktivizimin e profileve në rrjetet sociale që pasqyronin protestën qytetare. Përmes një postimi në platformën X, Rama i ka etiketuar ata si “agjitatorë” që përhapin insinuata të turpshme dhe formë të ulët propagande.
Shefi i ekzekutivit hodhi poshtë me forcë çdo pretendim për përfshirje të qeverisë në fshirjen apo kufizimin e llogarive digjitale, duke nënvizuar se institucionet shqiptare nuk zotërojnë as kapacitetet teknike për të kryer një operacion të këtij niveli.
How can these agitators call themselves democrats while publishing such a shameless visual insinuation?
I have lived with the blame and shame games of my opponents for as long as I have been in politics. But when this low form of propaganda comes from people parading as European… pic.twitter.com/2sXqOLMx8v
— Edi Rama (@ediramaal) September 3, 2026
Më tej, ai ngriti hipotezën se kjo fushatë mund të jetë e orkestruar nga të njëjtat burime dashakeqe që ushqyen të ashtuquajturin “Revolucion Flamingo” dhe kaosin në Ceuta, me qëllim për t’i dhënë sërish jetë një proteste që sipas tij tashmë është shfryrë. Rama e përmbylli reagimin e tij duke e cilësuar të gjithë situatën si një marrëzi të përhapur nga një “tufë dështakësh”.
