Në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ me të ftuar ish-deputetin e PD Klevis Balliun dhe gazetari Erl Muratin u diskutua për krizën në Partinë Demokratike, Kuvendin e 30 prillit, duke u ndaluar edhe tek procesi i zgjedhjes së presidentit të ri.

“Zoti Alibeaj nuk mund të vendosë i vetëm, nuk ka tagër. Kurse procesi i ndjekur nga Rama është një farsë”, tha Balliu, duke shtuar: Opozita dhe mazhoranca më në fund janë përballë. Si mund të ulemi ne në tavolinë me atë që e kemi akuzuar. Opozita do ta zhbëjë me këtë mazhorancë. Të bëhesh pjesë e procesit të mafies së inceneratorëve, jo. Zero diskutime me mafien e inceneratorëve, kjo opozitë nuk është për pazare, është për zhbërjen e tyre. Vendi i duhet largimi i Edi Ramës”, u shpreh Balliu.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, Murati u shpreh se nuk e sheh ish-kryeministrin Sali Berisha si faktor bashkimi të PD-së, duke shtuar se Kuvendi i 30 prillit nuk do të ndryshojë asgjë.

Nga ana e tij Klevis Balliu, tha se Kuvendi i 30 prillit në thelb ka fuqizimin e Partisë Demokratike dhe se kryetari i PD mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet votës.

Pjesë nga biseda në studio:

Pas 30 prillit do të ketë opozita një emër për president?

Balliu: Kuvendi i 30 prillit ka për qëllim zhbërjen e kësaj mazhorance. 30 prilli e vendos edhe luftën edhe organizimin e partisë dhe sipas statutit të partisë do të merren të gjitha vendimet me të cilat mediat do të njihen.

Murati: Berisha duhet të ndërmarrë hapa për bashkimin e PD dhe kjo nënkupton jo thjesht largimin e Bashës , por edhe të Berishës. Unë nuk gjykoj legjitimitetin e Berishës brenda PD, për shkak të rrethanave aktuale politike do të ishte mirë që t’i hapë rrugën politikanëve të rinj. Rikthimet nuk janë gjithmonë të suksesshme. Nëse e shohim nga pikëpamja e interesit të tij personal kjo mund të jetë rruga më  e mirë, por problemi është sot PD i duhet një figurë të shkojë përtej.

Balliu: Rikthimi i Berishës vetëm frymëzon dhe kjo u vërtetua. Të mos ishte për Berishën Shkodra do të ishte në kthetrat e Ramës. Edhe Berisha është logo e PD është figurë historike. Mund të fitojë Berisha përballë Ramës , padiskutim që po,. Rama ka fituar nëpërmjet pazareve. Unë shpresoj që të kemi figura nga të gjitha brezat…

Rama i kujtoi deputetëve që kanë marrë flamurin kundër Amerikës?

Balliu: Djali i Kristaq Ramës nuk del dot aq pro-amerikan. Vizat i ka liberalizuar Berisha ku ka hapur shampanja sa të duash. PD në thelb ka mbrojtjen e qytetarëve.

Çështja e energjisë është shumë e rëndësishme…Një vend që nuk ka para për të rritur pensione por kemi para për ta bërë burrin e ministres investitor strategjik. I gjithë Kuvendi që do të mbahet, nis rrugëtimi për përballjen me Edi Ramën. Sot në paguajmë 70 mijë euro çdo ditë për aferën e inceneratorëve.

Murati: Nëse Rama dhe kjo mazhorancë ka kaq zullume e skandale dhe arrin që në vitin e  9 të marrë atë përqindje të votave nuk është më vetëm problem i Ramës, por o organizimit dhe ofertës së opozitës. Besoj që problemi i PD dhe opozitës në tërësi bën që qytetarët t’i besojnë Ramës. Nuk diskutohet legjitimi i Berishës në krye të PD, dhe besoj që Kuvendi i 30 prillit nuk do të ndryshojë asgjë. Besoj që krijimi i një partie të re nuk ka pse të jetë traumë. Gjendja aktuale do të ishte vrastare për PD në raport me pushtetin…Berisha mund t’i largojë të gjithë njerëzit kritik nga partia e tij, por kjo nuk është rruga drejt pushtetit. Zotin Basha nuk e shoh aktualisht si faktor…Qënia e Berishës në krye të PD nuk i sjell ata në pushtet.

Balliu: Ne nuk kemi çfarë të diskutojmë me Ramën, e kemi akuzuar për hajdut dhe kemi dhënë prova dhe fakte. 30 prilli në thelb ka fuqizimin e partisë për të bërë opozitë. Kryetari i një partie nuk mund të zgjidhet ndryshe veçse me votë. Data do t’i propozojë dhe votojë Kuvendi i 30 prillit. Nëse sot diskutojmë çështjet e brendshme të një partie, sot situata politike ndodhet në anomali.

A kanë qenë listat të tej fryra dhe çfarë sollën?

Balliu: Listat patjetër që do të duhet të rishikohen. Nuk është çështja që ka pak emra, por shumë emra. Kryetari i një partie nuk mund të zgjidhet me tjetër mënyrë përveç votës, votën e ka Berisha dhe Berisha le të vazhdojë përpara.

Murati: Besoj që PD është njësoj e përçarë pavarësisht se çfarë hapi do të marrë. Unë shoh që Berisha e ka të pamundur të sjellë PD në pushtet, do të ishte e udhës që ai t’i jepte mundësi politikanëve të ri, për të bashkuar dhe për ta bërë kompetitive PD. Unë hyj nga ata që mendoj se Berisha ka qenë mbështetës i madh i zotit Basha. Unë pashë që reagimi i Berishës për të ardhur në krye të PD ndodhi kur ai e vendosi ta largojë…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb