Ndërsa protestat qytetare vijojnë prej 11 ditësh radhazi, duke mbledhur mijëra pjesëmarrës në Tiranë dhe duke gjeneruar një numër të madh publikimesh në rrjetet sociale, disa përdorues kanë ngritur shqetësime se përmbajtjet e lidhura me tubimet po hasin vështirësi në shpërndarje dhe shikueshmëri.
Një prej tyre është influenceri Kejd Peza, i cili ka publikuar një video në TikTok ku pretendon se videot që lidhen me protestat po përballen me kufizime në platforma si TikTok dhe Instagram.
Sipas Pezës, publikimi i tij i fundit ka marrë shumë pak ose aspak shikime, fenomen që ai e lidh me atë që e konsideron si ndërhyrje në algoritmet e rrjeteve sociale. Ai pretendon se videot që lidhen me protestat nuk po arrijnë të shfaqen tek publiku në të njëjtën mënyrë si më parë.
Në reagimin e tij, influenceri u bën thirrje përdoruesve dhe krijuesve të përmbajtjes që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin duke ripostuar videot e protestave, me qëllim që ato të arrijnë një audiencë sa më të gjerë.
Postimi i plotë:
“Rama ka ndryshuar algoritmin që të mos dalin videot e protestës në TikTok dhe Instagram, që të mos dalin njerëzit apo videot e protestës.
Sapo më ndodhi edhe mua me këtë videon që sapo hodha, “Zero views”, por zero them, zero! Dhe ishte shumë e çuditshme, nuk ka asnjë problem me videon. Ju bëj thirrje influencerave dhe të gjithë njerëzve që duan me postu video të protestës, mos përdorni Location.
Vini Tiranë aty, mos vini Shqipëri, por vini Bolonja për shembull ose mos vini asgjë. Hidheni videon me VPN dhe mos përdorni Hashtag “Shqip Albania”, e kuptoni. Përdor shqiptarët nëpër botë, diaspora e gjëra të tilla.
I bëj gjithashtu thirrje influencerave që t’ia postoni apo t’ia bëni repost videot njëri-tjetrit, mundohuni “Fuck You o Rame”, edhe këtë e bëni! A kuptoni se sa i shqetësum është!? Mbeti arrogant, për llajke (like) për llajke, e kuptoni sa i shqetësuar është?
Nuk e di a po ju ndodh edhe ju po jam tuj bë skizofren, ju që bërtisni, mirë bëni që bërtisni, respekte por isha një moment në ballkon këtu dhe se nuk dëgjoj dot se më ushtojnë veshët dhe dua moment qetësie, por sa gjej moment qetësie dëgjoj zëra, dëgjoj: Rama jepe dorëheqjen, Rama jepe dorëheqjen!”.
View this post on Instagram
