Zëvendës-trajneri i Kastriotit, Shkëlzen Rustami ka dhënë mendimin e tij pas triumfit përballë Vllaznisë.

“Ishte një ndeshje e vështirë, kishim thuajse një fazë që nuk fitonim. Dihet sa e vështirë është që të luash në Shkodër, sepse Vllaznia të imponon lojën e saj. Por çunat luajtën shumë mirë dhe arritën që të merrnim një rezultat shumë pozitiv. Kërkonim një rezultat pozitiv, por arritëm që të marrim tre pikë shumë të çmuara.

Për ne çdo ndeshje është një finale dhe do të punojmë në çdo ndeshje, që të marrim maksimumin që të mund të sigurojmë mbijetesën. Ishte një kënaqësi e madhe, sepse unë jam edhe krutan dhe e kam kënaqësi që ti shërbej Krujës. Por kjo fitore është e mirë e gjithë çunave dhe stafit. Nëse ruajmë qetësinë dhe punojmë fort, mund të arrijmë të përsërisim suksesin e sezonit të kaluar, kur arritëm që të mbijetonim.

Mund të përsërisni suksesin e sezonin e kaluar? Kastrioti nëse ruan qetësinë dhe punon fort për çdo ndeshje, mendoj që do të luftojmë deri në fund për të siguruar mbijetesën. Për ne çdo ndeshje është finale.

Trajner i parë? Presioni është i madh, pasi jam përfaqësues i qytetit të Krujës, prandaj kam zgjedhur këtë mënyrë për të ndihmuar Kastriotin.

Mungesa e fushës sa ndikon? U bë viti i tretë që ne luajmë në Kamëz. Shpresojmë që të bëhet stadiumi në Krujë. Një ndihme nga qeveria do të ishte një ndihmë shumë e madhe për Kastriotin, sepse mundësitë e bashkisë janë të pakta”, ka thënë Rustami.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: