2023 ishte pa diskutim viti më i suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar, kjo për vetë faktin se kuqezinjtë u kualifikuan për herë të dytë në një Evropian, këtë e bënë me lojë bindëse dhe me shifra të padëgjuara më parë. Ekipi përfaqësues është në një tjetër nivel, por në shifra edhe futbolli vendas pësoi një rritje të ndjeshme këtë vit, këtë duke iu referuar statistikave të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll.

Iffhs
Iffhs

IFFHS ka publikuar renditjen me kampionatet më të forta të vitit 2023 ku përfshihen të gjitha ligat e Botës. Kampionati Shqiptar i futbollit “Abissnet Superiore” renditet i 41-ti në klasifikimin e IFFHS për vitin 2023. Në këtë renditje kampionati shqiptar ka fituar 25 pozicione krahasuar me vitin 2022, teksa pozicioni aktual është më i miri në histori sipas IFFHS. “Abissnet Superiore” ka 410,5 pikë në këtë klasifikim ku përfshihen të gjitha kampionatet në të gjithë botën, duke lënë pas në renditje kampionatin slloven, sllovak, hungarez, suedez, rus etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: