Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot do ta vizitojë Selinë e NATO-s në Bruksel.
Ka qenë vet Pacolli ai që ka njoftuar për këtë takim në ‘Facebook’.
“Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, nesër do të vizitojë Selinë e NATO-s në Bruksel, dhe do të takohet me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Znj. Rose Gottemoeller”, thuhet në ‘Facebook’-un e tij.
(ed.me/BalkanWeb)
