I jepet sot lamtumira e fundit Liridona Murselit, gruas që dyshohet se u vra nga grabitësit.

30-vjeçarja, gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, e cila dyshohet se u vra nga grabitësit me 29 nëntor, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Në njoftimin e bërë nga familja bëhet e ditur se ajo do të varroset në varrezat e fshatit Cërmjan të Gjakovës.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në ora 14:00. Policia e Kosovës kishte konfirmuar se më 29 nëntor, rreth orës 20:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku një grua ka mbetur e vrarë, në sy të burrit dhe të fëmijëve të mitur.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb