TIRANË

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë të shtunën, më 4 janar strukturat e kësaj force në Tiranë.

Takimi sipas burimeve zyrtare do të zhvillohet në orën 11:00 në ambientet e Qendrës Kulturore, pranë Kompleksit të Katedrales Ortodokse, ndërsa do të jetë e pranishme edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila do të flasë para anëtarëve.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se në fokus të takimit do të jetë organizimi i strukturave por edhe zgjedhjet brenda partisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: