Kreu i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, Ilir Celibashi, ka vendosur se si do të jetë fleta e votimit, në ditën e zgjedhjeve.

Sipas Celibashit, kandidatët do të identifikohen me emër, ndërsa shtoi se font ii fletës së votimit do të jetë i ndryshëm për çdo qark.

“Kandidatët do ë identifikohen me emër, fonti i fletës së votimit do të jetë ndryshe për çdo qark”, tha Celibashi.

Kujtojmë se Partia Socialiste kishte propozuar pranë KQZ, kërkesën që kandidatët në fletët e votimit të identifikohen me numra, e jo me emër e mbiemër.

Por me vendimin e ri të Ilirjan Celibashit, kjo kërkesë nuk është miratuar, pasi dhe më herët, ai deklaroi se shënimi i emrave shkon me përputhje me Kodin Zgjedhor, si dhe shtoi se është më ndihmuese për zgjedhësit, në mënyrë që të mos jenë konfuz në ditën e zgjedhjeve.

“Vlerësimi i fletës së votimit ku kandidatët janë të shënuar me emra shkon në përputhje me Kodin Zgjedhor. Shënimi i emrave në qendrat e votimit është më ndihmues për zgjedhësit dhe për të mos qenë konfuz në ditën e zgjedhjeve. Të tre variantet, do të ishin në përputhje me kodin Zgjedhor. Ne vlerësomë që varianti i propozuar shkon në përputhej të plotë me kodin zgjedhor. Ai imponon që zgjedhje në lidhje me përmbajtjen e fletës së votimit”, u shpreh Celibashi disa ditë më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb