Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar bashkim partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Haradinaj ka deklaruar se shumë prej qytetarëve në Kosovë janë të zhgënjyer me politikën, por ende qëndron ëndrra europiane dhe për një vend të zhvilluar e të fortë.

Ai garanton se si President i Kosovës në rast se zgjidhet do të jetë roja i vendit dhe shpreson që më 14 shkurt të jetë një nisje e re.

 

‘’Unë e kam kërkuar besimin tuaj që të jem president i vendit. E nëse zgjidhem President do të jem roja i Kosovës, i Kosovës së pavarur, i Kosovës, i Kosovës që është shtëpia jonë. Kërkoj të jemi të bashkuar për Kosovën tonë. Ta fuqizojmë Kosovën tonë. Le të jetë 14 shkurti një nisje e re .’’- Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb