Ish-deputeti i PD, Genc Strazimiri ka publikuar një video të Edi Ramës më premtimet e tij ndër 8 vitet në qeverisje për naftëtarët e Ballshit.

Strazimiri thotë se Rama bashkë me qeveritarët kanë 8 vite që grabisin ekonominë, nga gjilpërat e ambulancat e spitaleve tek shkumsat e lapsat në auditorë, deri tek gazi e nafta.

Për Strazimirin është koha për t’i treguar vendin njëherë e mirë qeverisë, filluar nga besnikët.

 

STATUSI NGA GENT STRAZIMIRI

Po bëhen 8 vjet që grabisin me pafytyrësi ekonominë e vendit, që nga gjilpërat e jodi në ambulanca e spitale, shkumsat e lapsat nëpër auditore e shkolla e deri tek nafta e gazi!

Në 8 vjet, rrugacërisht, bënë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që premtuan, në çdo premtim.

Në 8 vjet, fyen e grabitën deri tek buka e fëmijëve këdo, madje veçanërisht ata që u qëndruan besnikë e s’i lëshuan kurrë…

Ka ardhur dita t’u tregojmë vendin njëherë e mirë, duke nisur pikërisht nga ata që u qëndruan besnikë e s’i lëshuan kurrë…

Ua kanë borxh vetes së tyre, fëmijëve dhe vendit!

#25prill2021

#ngrehuni_dhe_bjeruni

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb