Analisti Mentor Nazarko i ftuar në emisionin ‘’Pikat mbi i’’ të Ola Brukos në News24 ka deklaruar se nga këto zgjedhje pret ndryshim dhe rrotacion.

Nga ana tjetër ai nuk mbështet një bashkëqeverisje PD-PS, ose sipas tij të paktën Rama për oferën që dha të kishte shënuar objektivat. Gjithsesi ofertën Nazarko e quan si diversive dhe që do të ndikojë tek elektorati gri.

Zheji nga ana tjetër e cilëson ofertën e Ramës për Bashën si të paturpshme dhe pa logjikë. Ai thekson se me këtë akt Rama thjesht tregon synimet për përjetësim apo mbretërim me maninë për të kapur të gjitha pushtetet.

DEBATI NË ”PIKAT MBI I”

ARTUR ZHEJI: PD zhdukej, Basha zhdukej, opozita zhdukej, dhe Rama me një mandat merrte 1,2 edhe gjithçka, se denatyronte moralin politik. Është ofertë e turpshme, po ta zhvendosnim në një sfond etik tjetër, është për t’u nxjerrë jashtë, nuk ka logjikë të asaj çfarë vjen pas, është e përjetësimit dhe mbretërimit, për çfarë, për jo bilanc, për çfarë, për maninë për të kapur të gjitha pushtetet.

MENTOR NAZARKO: Bashës leverdis të tregojë fuqi, që i ka gjërat aq në rregull, e refuzon atë. Të tregojë luajalitet ndaj LSI. Është në kufi të korrektes politikisht. Jam dakord me Zhejin se oferta e Ramës është diversive. Duke u bërë pjesë përbërëse e fushatës, është dhe për diversion për të prishur kompaktësinë, por edhe për të ndikuar tek elektorati gri. Rama është transformist, e shpik veten e tij, kalon nga një gjendje në një tjetër.

ARTUR ZHEJI: Basha nuk do ishte e mendueshme për tu menduar që të jepte përgjigje tjetër. Është me ngjyrë përgjigjia, vizuale, jargavitje i thotë. Ai mendon që pozitivizmi që ka ushtruar në fushatë, nëse Rama është marrë me 3 fazat, Basha ka refuzuar çdo provokim të antagonizmit, i ka thënë njeri që fle gjumë, kukull, i shitur tek rusët. Basha është sanguin, i ngrihet gjaku për të replikuar. Është treguar i disiplinuar, sepse të dy kanë këshilltarë hebrenj. Në fazën e parë nuk ka rënë pre e provokimeve, pjesën e dytë ishin Meta e Berisha, në fazën e tretë Rama ka ofertën, i shkon lëng goja. Një njeri që në 2017 kërkoi timon e tepsi, që do të shkojë edhe në Europë. E ka ëndërr atë, kryevepër, humbi 200 mijë vota. Kam thënë tmerre. Kryevepër në kuptimin e keq, dmth taktike.
Si ka mundësi sot Basha doli partneri i vetëm, u çlirua nga pengmarrja. Basha është ëin-ëin. E di që di të interpretojë që kërkesa e Ramës vjen nga dobësia.
I referohem konecioneve që janë bërë dominonte, por të rrejshme.

MENTOR NAZARKO: Jam për ndryshim dhe rrotacion. Dua rrotacion që do stabilitet. Pa ata të dy. Dy partitë kryesore s’ka rëndësi. Do ishte serioze nëse Rama do dilte para një dërrase të zezë e të kishte shënuar objektivat.

ARTUR ZHEJI: Ka ditë dhe për këto.

MENTOR NAZARKO: Ta kishte bërë për vaksinën, bashkëpunim qoftë momental. Në mënyrë tën ngashme Ramës mund t’i kishte thënë Bashës e Kryemadhit hajde ta nxisim vaksinimin, mos e bëjmë të njëanshme politike. Kjo që po bën është diversive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb