Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj e ka ftuar sërish liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të përballet në debat me të.

Ftesa e Hoxhajt është bërë gjatë një takimi që ai zhvilloi sot me fermerët e komunës së Rahovecit.

“Meqë Albini po i ikë debatit, nuk po guxon me dalë në debat, a nja 4, 5 vite thoshte në Kuvend të Kosovës dilni matnu, edhe unë po i them që 7, 8 javë dil matu se ai nuk ka program, nuk dëshiron me pas program, nuk i interesojnë interesat e qytetarëve të Rahovecit, nuk i intereson bujqësia.
Ai mendon që rrushi piqet vetëm duke e pa, jo punën që e bëni ju. I vetmi subjekt politik serioz në këto zgjedhje për ta udhëhequr vendin është Partia Demokratike e Kosovës dhe jam unë”, ka thënë ai.
Hoxhaj e kishte ftuar edhe më herët Kurtin në pesë debate televizive për të debatuar për çështje të ndryshme të rëndësishme për vendin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb