Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar sërish epërsi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.
Sipas të dhënave të publikuara nga procesi i numërimit, Vetëvendosje kryeson me 42.92% të votave, duke grumbulluar 297,296 vota në rang vendi.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.06% ose 145,856 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet e treta me 17.61% të votave, që përkthehen në 121,976 vota.
Rezultatet paraprake tregojnë këtë renditje të forcave politike:
Lëvizja Vetëvendosje – 42.92% (297,296 vota)
Partia Demokratike e Kosovës – 21.06% (145,856 vota)
Lidhja Demokratike e Kosovës – 17.61% (121,976 vota)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7.18% (49,705 vota)
Srpska Lista – 6.17% (42,761 vota)
Kosova Demokratik Türk Partisi – 0.77% (5,334 vota)
Procesi i numërimit është drejt përfundimit, me më shumë se 99 për qind të votave të procesuara. Nga gjithsej 2,498 kuti votimi, deri në orët e para të mëngjesit janë numëruar 2,483, duke e bërë rezultatin pothuajse përfundimtar.
Nëse trendi aktual mbetet i pandryshuar deri në certifikimin zyrtar të rezultatit, Vetëvendosje do të sigurojë një fitore të thellë, duke ruajtur pozicionin e saj si forca kryesore politike në Kosovë.
