Lazer Matija është zgjedhur si Kryetar i Shoqatës së Futbollit Rajonal në Shkodër.

Matija ka fituar me 15 vota kundrejt 8 votave të kandidatit tjetër për kryetar, Kujtim Shabën.

Për zgjedhjet e përgjithshme për president të FSHF-së, e cila do të zhvillohet të mërkurën e 2 marsit, delegatët e zgjedhur me të drejtë vote që dolën nga Asambleja e Shkodrës do të jetë Edi Martini, Alfred Pjetri dhe Lazer Matija, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër.

Vlen të theksohet se ky votim u mbajt pa praninë e mediave, si në çdo qytet tjetër ku janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar të Shoqatës Rajonale të Futbollit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb