Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka, ishte i ftuar në studion e emisionit “Koha për t’u Zgjuar”, ku tregoi vizionin e tij për qytetin dhe të gjitha planet që ka. Ai tha se në këtë mandate 1-vjeçar do të hidhen bazat për më tej, ku një ndër prioritetet do të jetë ndërthurja e turizmit detar me atë kulturor.

Po ashtu, ai tha se përballë në këto zgjedhje do të ketë kandidaten e PS, Emirjana Sako, që sipas tij është shumë arrogante, e nga ana tjetër, Luan Hotin, me të cilin tha se ka njohje e kanë qenë bashkë në shumë beteja elektorale.

Intervista:

Duhet fokusuar te turizmi, si e keni ju vizionin për zhvillimin e saj?

Muka: Turizmin e shoh si ndërthurje e turizmit detar me trashëgiminë kulturore. Kemi fatin që kemi një ndër qytetet më të vjetra të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve neve kemi shumë trashëgimi arkeologjike të pa zbuluara. Flasim për amfiteatrin. Akoma sot nuk është zbuluar arena. Kemi shumë raste arkeologjike që mund të kthenin atë në atraksion turistik. Bashkia e re nën drejtimin tim do të ishte ndërtimi i një parku aerologjik në këtë zonë. Kjo do të thotë që turizmit të vizitojnë një gjetje të re si amfiteatri i zbuluar. Nëse sot ndalon një korçerë një herë në 10 ditë kështu në këto formë do të ishin 3 korçera që do të vizitonin qytetin. Filloi një tendencë e mirë për shtrirjen kohore të shfrytëzimit të hoteleve, por covidi bëri një ndërprerje. Natyrisht kjo kërkon një ndërthurje me infrastrukturën ku Durrësi duhet të shpallet një bregdet me flamurin blu, e të pastër. Kat ë bëjë me trajtimin e mbetjeve, ujërave të zeza.

Është kohë e shkurtër, 1 vit?

Muka: Do të hedhim bazat në këtë vit, të një dialogu me qytetarët. Ata do të dëgjohen për projektet më afatgjata. Brenda një viti mund të bëhen punë të mira dhe ato investimet e ngarkuara të administrohen. Qytetarët do të bëhen pjesë e konsultave dhe do të jenë ata që do të monitorojnë punën. Administrata të mos ketë frikë për largimin te puna. Te Adi do të gjejnë një krah, një mik. Ata që kanë future duart në buxhet, nuk do të ketë vend në bashkinë e re.

Ju keni një dëgjim jo fort të mirë nga bashkia aktuale, mos ndoshta dëgjimi mbetet vetëm si një frazë,
apo do të jetë praktikë e fiksuar?

Muka: Në këtë rast bëhesh dëgjues i mirë, nëse nuk ke gjetur dikë të dëgjojë. Te Ardi ata do të gjejnë një dëgjues të mirë dhe do të jenë pjesë të vendimmarrjes. Në momentin që kanë harruar të ndezin pompën në shtëpi do të gjenden me të njëjtën problematikë. Këto janë problematikat që ne i dimë dhe me shumë zemër qyteti do i rikuperojë. Kam gjetur mbështetje nga qytetarët. Gjej rastin t’i falenderoj. Kam një keqardhje që koha e shkurtër nuk do të më japë mundësi t’i dëgjojë hallet e tyre. Pori garantoj që ata me votën e tyre do të bëjnë ndryshimin. Unë kam besim që do të vendosin që të jem unë kryetari i bashkisë e te mua do të gjejnë një njeri që ka vizion për qytetin dhe të gjithë bashkë do t’ia dalim.

Çfarë avantazhi ke në këtë garë?

Muka: Unë jam një nga ju. Jam urbanisti që di ku i dhemb e ku i djeg qytetit. Përvoja jetësore dhe përvoja si specialist them se bashkë me durrsaket do të dimë të bëjmë ndryshimin. Do të duhen shumë pak fonde të administruara mirë, me zëmër, vizion, për t’i ndryshuar jetën qytetit.

Problem që po diskutohet është dhe projekti i Portit të Durrësit, ke qëndrim për këtë?

Muka: Them me plot gojën që është vjedhje e madhe që po na bëhet. Është një aset kombëtar Porti i Durrësit. Për mua ishte një flluskë e madhe elektorale që e paketuan shumë mirë dhe qytetarët durrsakë e besuan. Kam bindje të thellë që do e kuptojnë që kjo është një ballon që do të shfryhet. Porti i Durrësit nuk mundet që për 2 muaj të kryhet gjithë procesi dhe të thuhet se do e kthejmë destinacionin nga një port mallrash, në një artesh. Shumicën e portit do e marrë një kompani që rezulton fantazmë. Një aset i Shqipërisë deri më tani ka kaluar 4 duar. Në fillim thanë që do të vijë grupi Omar, më pas thanë që ceo i grupit Omar do të sillte një kompani tjetër që kishte të tijën. Ata duhet të deklarojnë se kush janë ortakët. Ne po i falim një pasuri kombëtare disa persona enigmë. Unë them që qytetarët e kanë të qartë se kush është pas operacionit sepse nuk munden qytetarët të jenë pronar të këtij operacioni. Faktet tregojnë se edhe deputeti Basha i ka dhënë pëlqimin dhe është pjesë e operacionit. Unë do të propozoja që porti ti mbetet qytetarëve. Mund të krijohet shumë mirë një fond publik investimesh e qytetarët të blejnë sa mundësi kanë dhe fondi të ishte pjesë e zhvillimit.

Përballë keni dy kandidatë të tjerë, cili është avantazhi dhe disavantazhi juaj përballë tyre?

Muka: Unë vij nga biznesi dhe si biznesmen në këto 30 vite i kam parë të gjithë bashkëpunëtorët dhe punëmarrësit si pjesë e familjes time. Jam krenar të them që skam pasur asnjë funksion shtetëror për zgjedhjen time. Nuk kam marrë asnjë lek publik, kam parë veten time në zhvillimet private. Kjo sot më bën të qetë dhe të sigurt ku mund të shkoj e të trokas në dyert e qytetarëve. Ajo që shoh te konkurrentët, shoh një zonjë e cila është arrogante e këtë e tregoi edhe para dy ditësh në takimin me përfaqësuesit e popullit, ku u largua pa përfunduar detyrimin ligjor për atë që po e kërkonin. Kur trajton deputetët në mënyrë të atillë imagjinoni qytetarët. Kam qenë subjekt edhe i goditjeve politike i bizneseve të mia. Është e pa moralshme dhe jo profesionale, që në të gjithë komunikimet që kemi me kryetaren asnjë dokument nuk kemi të firmosur prej saj. Vijnë njëherë nga nënkryetarë, e jo nga ajo, edhe pse është prezente. Përballë s’kemi kryetarin e bashkisë, unë them se kemi zotin Dako që është në fushatë aktive. Oferta që vjen nga kampi socialist është një ofertë që i është ofruar për 22 vite. Nëse do të ndihen mirë, rehat, kjo është ajo që kanë arritur të ofrojnë. Ndryshimi vjen më 6 mars duke votuar nr 1. Me zotin Hoti kemi zhvilluar batja elektorale, njihemi mirë. Unë them se është duke udhëtuar në rrugën e gabuar në errësirë. Bashkudhëtaret e mi në betejat pulitke që kemi bërë për të djathtën, të gjejmë rrugën e dritës dhe të kthehen e bashkohen projektit tim, projektit tonë.

Keni mesazh për publikun?

Muka: Do të doja t’i falenderoja për mbështetjen e dhënë në këtë fushatë. E shoh si bashkëbisedim ku po përthith energji pozitive. Po dëgjoj halle, propozime dhe i garantoj që më datë 6 mars duke votuar nr 1 ata do të votojnë për fëmijët, të ardhmen dhe do të votojnë për një Durrës më të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb