SHKODËR

Nga Shkodra ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf, komentoi procesin për zgjedhjet e pjesshme vendore.

“Unë mendoj se të gjitha zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, jo për mua por për gjithë Shqipërinë. Jam kureshtar të shoh si është atmosfera e këtyre zgjedhjeve, gjykoj se është një përgatitje shumë e mire e tyre.” u shpreh Zingraf ndërsa shtoi se ardhja e tij në Shkodër është rastësi.

“Unë vi me shumë dëshirë në Shkodër, përfitova të takoj edhe njerëz që kisha kohë që s’i kisha parë, nuk është se ka patur një shkak të vecantë ardhja në Shkodër.” theksoi ai.

Ndër të tjera Zingraf u shpreh se nuk ka deri më tani sinjalizime për shit blerje të votës.

I pyetur mbi deklaratën e ambasadores amerikane për personat non grata, Zingraf tha se kush voton për kë është cështje e elektoratit.

“Nuk dua të komentoj rreth këtij fakti, se kush voton për kë është cështje e elektoratit.” u shpreh Zingraf.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: