Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me situatën në vend, teksa komentoi zgjedhjet vendore të 14 majit.

Mustafaj deklaroi se mbledhja e fakteve për manipulimin e rezultatit është detyrë e opozitës, ndërsa tha se rezultati në bashkinë e Rrogozhinës ishte i manipuluar.

Sipas tij kur të vijë momenti KQZ do hetojë dhe kutia e marrë nga burgu do zhvlerësohet për shkak të ndikimit të të afërmve të kandidatit të mazhorancës.

Ai shtoi më tej se pavarësisht kësaj në disa bashki manipulimi nuk kishte vlerë dhe nuk qe i mjaftueshëm, teksa përmendi Kavajën dhe Mirditën.

Sa i përket rikthimit të Bashës në jetën politike, Mustafaj tha se atij i është dhënë premtimi se vula do i mbetet dhe ai po kthehet për të marrë këtë të fundit.

“Përcaktimi i mos njohjes së zgjedhjeve është pa vlerë. Mbledhja e fakteve për manipulimin e rezultatit është detyrë e opozitës. Nëse marrim rastin e Rrogozhinës, ku mandati i bashkisë u tjetërsua përmes të burgosurve, ndërsa vjehrri i kandidatit socialist ishte komandant i regjimit të burgut. Kur të vijë momenti i hetimit në KQZ ajo kuti do zhvlerësohet pasi rezultati është manipuluar. Aty opozita mund të flasë. Berisha dhe opozita duhet të mbledhin faktet dhe t’i dëshmojnë para ndërkombëtarëve dhe opinionit publik.

Jam i bindur se në zgjedhje kishte manipulim. Në disa bashki manipulimi nuk kishte vlerë dhe nuk ishte i mjaftueshëm për të fituar, në Kavajë apo Mirditë. Demokratët duhet të analizojnë se çfarë nuk kanë bërë mirë. Ndarja e PD-së pati ndikimin e vetë. Jam i bindur se Berisha mund të gjejë mekanizmin për bashkimin e PD-së nëse kërkon.

Për mua Bashës i është dhënë premtimi se vula do i mbetet dhe ai po kthehet për të marrë vulën dhe firmën. Nuk besoj se ngjall ndodnjë shpresë në opinionin publik. Dorëheqjen e Alibeajt e shoh të lidhur me shfaqjen e Bashës. Ai po rikthehet për të marrë një parti që nuk e ka dorëzuar kurrë. Besoj se 6 muaj mjaftojnë për bashkimin e PD-së, por problemi është te vullneti politik”, tha Mustafaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb