Bazuar në rezultatet paraprake të KQZ-së deri në ora 00:00, në 17 komuna janë shënuar fitore të partive dhe 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Mund te thuhet se deri ne këto momente Lëvizja Vetëvendosje ka regjitruar një rezultat negativ, pasi nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raundin e parë.

Lista Serbe ka fituar nëntë komuna – ( Leposaviq, Novobërdë, Graçanicë, Shtërpc, Partesh, Ranillug, Zveçan dhe Zubin Potoku).

Partia Demokratike e Kosovës katër komuna – (Mitrovicë, Ferizaj, Hani i Elezit, Skenderaj).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy komuna – ( Deçan dhe Suharekë).

Lidhja Demokratike e Kosovës dy komuna – ( Lipjan dhe Pejë).

Ndërkaq, në balotazh do të jenë:

Gjakova (AAK-LVV)

Gjilani (LVV-LDK)

Dragashi (PDK-LDK)

Klina (AAK-PDK)

Kamenica (PSD-LVV)

Podujeva (LVV-LDK)

Prishtina (LVV-LDK)

Prizreni (LVV-PDK)

Vitija (LDK-LVV)

Vushtrria (PDK-LDK)

Malisheva (Nisma-PDK)

Juniku (AAK-LDK)

Mamusha (KDTP-KATP)

Gllogovc (PDK-DD)

Kllokot (Lista Serbe-GI SNS)

Istog (LDK-AAK)

Shtime (PDK-LVV)

Rahovec (AAK-LVV)

Fushë Kosova (LDK-LVV)

Obiliqi (IQO-LVV)

Kaçanik (PDK-LVV)

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb