Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me fushatën elektorale të 14 majit.

Analisti Dritan Hila, duke komentuar sloganet dhe posterat e PS dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u shpreh se shikon mungesa në secilën prej tyre.

Ai tha se posterat e koalicionit i duken pa ngjyra, ndërsa se kryeministri Edi Rama duhet të ndryshojë qasje pasi nëse fushata bazohet vetëm tek negativiteti i kundërshtarit nuk është e suksesshme.


Pjesë nga biseda në studio:

Hila: Rama do ta ndryshojë me kalimin e kohës së kur fushata bazohet vetëm tek negativiteti i kundërshtarit nuk është e suksesshme.

Ndër slogani i koalicionit “Bashkë Fitojmë” më duket pa ngjyrë. Nuk janë ngjyra janë zhgarravina, ca duar që dalin në formë shqiponje, ca me dy gishta ca me një gisht, mungon vetëm gishti i mesit.

Më duket një fushatë e përqendruar tek krerët e koalicioneve.
Meta –Berisha, koalicioni mes dy njerëzve të fortë që pritet të sjellë ndryshimit.
Luftë kundër korrupsionit, por të dy kanë të shkuar me korrupsionit.

Portreti i tyre nuk më duket se mund të frymëzojë dikë veç militantëve. Janë të fortë dhe do trembin Ramën, nuk më duket i trembur.

Rama luan me kreativitetin, me xhakanvento me të rinj…

Shehaj: Posteri tregon që kemi strategji nga qeveria që kërkon ta kthejë në fushatë politike, ndërsa koalicioni ynë do të flasë për problemet e njerëzve.

Ndryshim do të thotë që nëse nuk je i kënaqur, është momenti të ndryshosh duke votuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: