Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka deklaruar se vendi ndodhet përballë një rreziku të madh të një partie shtet,dhe për këtë fakt të gjitha partitë opozitare duhet të ishin bërë bashkë në një koalicion, të mëdha e të vogla.

Duke komentuar kërkesën e dorëzuar mbrëmjen e sotme në KQZ për krimin e një koalicioni mes Berishës e Metës, Lubonja tha se është një formulë që bashkon goxha nga ana e opozitës përballë mazhorancës në zgjedhjet e 14 majit.

“Mendoj që opozita duhet të ishte bashkë e gjitha mundësisht se jemi para një rreziku të madh, parti shtet që është krijuar që ka të gjitha institucionet, nga një tirani e mazhorancës që duhet të çlirohemi. Ka pasur një punë të madhe për t’i përçarë, përçarja ka qenë kryesisht tek PD. Edhe partitë që nuk janë paraqitur historikisht si të djathta apo të majta, duhet të ishin të gjithë bashkë në këtë situatë.

Duhet të ishin bërë të gjithë bashkë sepse nuk bëhet fjalë për katet e ndërtesës, por për themelet.

Sa është kjo ndërgjegje dhe sa nuk është, unë mendoj që nuk është aq sa duhet.
Ka ardhur koha që edhe shqiptarët të bashkohen. Formula që anë gjetur për koalicion bashkon goxha, do të ishte më mirë të ishte njohur PD nga KQZ. Kam qenë i tezës që duhet të kishte konvergjencë”, ka deklaruar Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: