Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Minuta e parë komentoi përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Lubonja tha se Spiropali ishte një fije kashte, pasi kritikonte PS-në dhe disa eksponentë të partisë, por jo liderin.
Më tej, Lubonja deklaroi se ekzistojnë edhe fjalë, që thonë se Spiropali, kur ka qenë ministre e Jashtme, në takimet me ndërkombëtarët, “ka folur më shumë se ç’duhet”. Për të, edhe kjo mund të ketë qenë arsye se përse është goditur politikisht.
Fatos Lubonja: Elisa Spiropali është si fije kashte. Tek reforma territoriale votoi partinë. Elisa Spiropali ka dhe frikë tani që i kanë dërguar edhe SPAK-un.
Por Spiropali godiste veç persona të tjerë në PS, jo Edi Ramën, sepse sikur të kujtonte atë shprehjen që thuhej “uji nga lart vjen i pastër, por turbullohet poshtë”.
Thuhet se Elisa Spiropalit i ka shpëtuar goja shumë kur ka folur me ndërkombëtarët dhe Rama mendon se ka ndodhur edhe kjo gjë, e prandaj duhej ta godiste. Ambasadorët mblidhen me njëri-tjetrin dhe mund të kenë diskutuar këto fjalë.
Spiropali ishte pak më shumë se fija e kashtës, duke pasur faktin se ka pasur raport të mirë me të huajt. Por partia është në duart e një njeriu (të Ramës). Gjithë partia është e nënshtruar, Spiropali është bërë gati për “internim”.
