Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, ditën e sotme Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate do të prezantojnë sot emrin e përbashkët për kryeministër.

Ndonëse nuk ishte surprizë, listës së kandidatëve do t’i prijë kryetari i AAK-së dhe kryeministri ende në detyrë, Ramush Haradinaj. Ditën e sotme, AAK do të mbajë një takim në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në orën 19:00.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë punuar sëbashku për përpilimin e listës së përbashkët dhe mbrëmë para skadimit të afatit të vendosur në KQZ kanë dorëzuar listën e tyre të përbashkët me kandidatë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: