Nik Gjeloshaj, Kryetari i Komunës së Tuzit, njëherësh edhe kryetari i partisë “Forumi Shqiptar” në Mal të Zi pasi votoi për zgjedhjet parlamentare u shpreh se orientimi i shqiptarëve në Malin e Zi do të jetë vetëm ai euroatlantik, duke theksuar se këta të fundit luajnë rol parësor në komunikimin e vendit me instancat europiane.

“Shqiptarët bashkë me pakicat e tjera janë mburoja më e madhe e asaj rrugës euroatlantike të Malit të Zi dhe besoj se pjesëmarrja e madhe e shqiptarëve, uroj që shqiptarët sot të dalin me sa më shumë mandate që të jenë sa më shumë në parlament dhe mendoj se kjo është e mirë për orientimin e Malit të Zi për integrimin euroatlantik”, tha Gjeloshaj.

Ndër të tjera, Gjeloshaj shprehu edhe shqetësimin për limitin e pakët të mandateve që ofron ligji malazez për përfaqësimin e shqiptarëve në kuvend.

“Maksimumi shqiptarët mund të prodhojnë deri në 3 mandate. Ky është ligji zgjedhor për fat të keq që ne na limiton si komb në Mal të Zi dhe është ajo që do të luftojmë politikisht të ndryshohet”, tha Gjeloshaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb