Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj së bashku me homologen kosovare Meliza Haradinaj- Stublla kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku u kërkojnë shqiptarëve të Malit të Zi të mbështesin Listën Shqiptare.

Sipas Cakajt kjo listë nuk lidh vetëm Malësinë e Ulqinin, por gjithë shqiptarët pa dallim prandaj më 30 gusht ajo duhet mbështetur fuqimisht.

Por Cakaj duket se ka mbajtur një qëndrim ndryshe nga kryeministri Rama, cili në një video përshëndeti në shqip, serbisht dhe anglisht Milo Djukanoviçin dhe kërkoi që të gjithë ta mbështetin kryeministrin aktual të Malit të Zi. Ai nuk tha asnjë fjalë për koalicionin e shqiptarëve.

STATUSI NGA GENT CAKAJ
Ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasve tanë, vllezërve tanë në Mal të Zi, të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës për ta mbështetur fuqimisht Listën Shqiptare dhe ruajtur projektin euroatlantik të Malit të Zi. Kjo listë nuk lidh për herë të parë vetëm Malësinë e Ulqinin por duhet të bashkojë gjithë shqiptarët pa dallim ????


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb