TIRANE- Ish-deputetja e PD-së, Mesila Doda, aktualisht nënrkeytare e PDIU-së, ka risjell në vëmendje një poezi në nder të mikut të saj të ndjerë, ish-ministrit Sokol Olldashit, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti automobilistik.
ok
Në një postim në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Doda kujton kolegun e saj pikërisht në një ditë kur në PD është rizgjedhur lideri, Lulzim Basha, dikur rival në garë për këtë post me ministrin e ndjerë në 2013-ën. Titulli i poezisë që ka publikuar Doda është ‘Teatri i hijeve’, ndërsa vargjet shoqërohen me një foto ku është një sallë bosh.

POSTIMI I DODËS
TEATRI I HIJEVE
Sokol Olldashi (in memoriam)
Rolet u ndanë keq në Skenën e Madhe
Që në fillim.
Më pas
Gjithçka kish marrë fund
E s’mund të çbëhej.
Regjisori
Këtë e kuptoi i fundit
Ndaj kur sipari u ngrit
Iku
Duke thënë se do të kthehej
Pas Shfaqjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: