Që në nisje procesi i zgjedhjes së kryetarit të urdhrit të infermierit për qarkun e Tiranës ka provokuar debate në sallë ku një prej kandidatëve kërkoi më shumë se 2 minuta kohë për të folur me argumentin se koha ishte shumë e shkurtër për të dëshmuar parregullsitë e pretenduara.

Pasi ka marrë fjalën  ish kryeinfermierja e qsut mimoza kalaja ka hedhur një lumë akuzash ndaj kreut dhe kryesisë aktuale të urdhërit të infermierit duke I bërë përgjegjës për braktisjen e infermierëve.

“Cfarë bëhet në këto infermieri ku një infermiere ka në ngarkim 30 pacientë të sëmurë rëndë?”

Kalaja u shpreh se i gjithë procesi parazgjedhor ështe mbajtur në fshehtësi dhe se askush nga delegatët  nuk i kishte njohur më kandidaturat që konkurojnë në garën për qarkun e Tiranës.

Por për presidentin Sabri Skënderi situata është paraqitur krejt ndryshe. Më herët një tjetër kandidate akuzoi kryesinë e UISH më kapje të procesit zgjedhor ende pa nisur si dhe për skualifikim  të padrejtë nga gara.

Sërisht ka ndërhyrë presidenti i Urdhrit Sabri skënderi që deklaroi se kandidatja prej 5 vitesh nuk ishte e  regjistruar konform statutit pranë urdhërit të infermierit.

Zgjedhjet për presidentin e ri të urdhrit të infermirit të Shqipërisë do të mbahen në datën 5 dhjetor 2018.

Për 10 vite nga 2008 kur dhe u krijua, urdhri i infermierit është drejtuar nga presidenti aktual Sabri Skënderi.

BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: