Këtë të premte janë duke u zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të Degës së PD në Dibër.

Dy janë kandidatët që demokratët mund të zgjedhin në këtë bashki. I pari është Ilir Krosi, i cili ka drejtuar për 3 mandate bashkinë e Dibrës në kohën kur ish-kryeministri Berisha ka qenë në krye të detyrës.

Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se deri më tani kanë votuar rreth 320 anëtarë të PD dhe pritet që votimi të mbyllet deri kur të votojë edhe kandidati i fundit. Incidente sipas gazetarit nuk kanë pasur dhe dy kandidatët kanë qenë të pranishëm në vendin e votimit që prej orëve të para të mëngjesit për të monitoruar procesin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: