TIRANE– Në një kohë kur nuk na ndajnë edhe shumë muaj nga zgjedhjet lokale, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tregoi edhe ambiciet e tij për mandatin tjetër, duke konfirmuar kështu bindjen e tij se do të fitojë.

I pranishëm në edicionin e dytë të kampionatit “Survivor Games” në Parkun e Liqenit Artificial, Veliaj tha se një nga ambiciet është shtrirja e hapësirave sportive më afër komunitetit. Ndaj, Bashkia e Tiranës do të nisë projektin e ndërtimit të terreneve sportive në çdo lagje.

“Dikur kjo ishte një pellgaqe, por duke transformuar atë, sigurojmë një mjedis cilësor, të sigurt, të mbrojtur, të shëndetshëm për të ushtruar sport, për të mos pasur makina vërdallë dhe për t’i rritur vlerën kësaj hapësire. Por, një ndër gjërat që duam të bëjmë është ta çojmë këtë projekt në çdo lagje, njësoj siç bëmë me projektin e këndeve të lojërave. Kur filluam këndin e parë të lojërave, Tirana desh u kthye përmbys, kurse sot kemi bërë 35 kënde. Imagjinoni sikur ta bëjmë këtë me të gjitha terrenet sportive! Kjo është një nga ambiciet tona për 4 vitet e tjera”, tha Veliaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb