Përfaqësuesja e ODIHR, e cila do të vëzhgojë zgjedhjet e 14 majit në vendin tonë, Audrey Glover është takuar sot me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Ndërkohë ditën e sotme Glover do të takohet edhe me ish-kryeministri Sali Berisha. Takim i cili do të zhvillohet në orën 13:00 në selinë e PD.

Më herët përfaqësuesja e ODHIR, ka deklaruar se fokusi i ndërkombëtareve do të jetë edhe financimi gjatë fushatës si dhe nëse media do të pengohet në ndonjë farë formë gjatë raportimit të procesit të zgjedhjeve lokale.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb