Pasi mbylli diskutimin për sulmuesin e ri, duke transferuar në kryeqytet Vedat Muruqin, Lazio i rikthehet punës për të përforcuar edhe repartin e mbrojtjes. Sipas mediave italiane, Lazio kërkon me çdo kusht të sigurojnë shërbimet e Marash Kumbullës, është ai objektivi kryesorë në këtë merkato vere.

Marash Kumbulla
Marash Kumbulla

Pas një ngrirje të negociatave prej disa kohësh, Igli Tare dhe presidenti Lotito kanë rivendosur edhe një herë kontaktet me drejtuesit e Verona. Oferta e Lazios nuk ndryshon, 15 milion euro kesh plus kartonin e ndonjë lojtari të ri, ofertë e cila pak kohë më parë u refuzua në mënyrë të prerë nga Verona që pretendon 30 milion euro për mbrojtësin shqiptar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb