Një ditë përpara strartit të sezonit të ri, të dielën me Kupën e Shqipërisë, Federata Shqiptare e Futbollit bën publike vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës.

Tirana merr një lajm të hidhur teksa duhet të bëj llogaritë pa dy titullarë shumë të rëndësishëm, Agostin Torasa dhe Idriz Batha. Të dy lojtarët janë pezulluar me katër ndeshje pezullim për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 29.10.2020

  1. Lojtari i KF Bylis, Qudus Abiodun Laëal, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  2. Lojtari i KF Tirana, Agustin Gonzalo Torassa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
  3. Lojtari i KF Tirana, Idriz Batha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 (Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb