Steven Zhang feston ashtu si pjesa tjetër e popullit zikaltër për këtë kualifikim për në 1/8 e Champinos League: “Trajneri dhe lojtarët po bëjnë shumë mirë, puna e bërë në 4-6 vitet e fundit është bërë për të përmirësuar klubit dhe kjo duket. Kalimi i turit është një lajm i mirë për të ardhmen tonë,” u shpreh presidenti i Inter duke u ndalur më pas tek zërat që flasin se klubi është në shitje:

Zhani
Zhani

“Nuk po flas me asnjë investitor, Inter nuk është në shitje. Në 3-4 vitet e fundit shoqëria ka qenë gjithnjë në qendër të spekulimeve të ndryshe, por ne jemi të përqendruar te fitoret, kjo nuk do të ndryshojë për sa kohë unë do të jem president”, theksoi Zhang i cili ndër të tjera mbylli dhe diskutimin mbi një kalim të mundshëm të Milan Skriniar te PSG, duke e konsideruar sllovakun si një elementet të rëndësishëm të klubit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: