Erkan Nika (djali që shihni në foto) rezulton prej datës 27 shtator i zhdukur pa gjurmë, pasi anija turke ku punonte si inxhinier i dytë u sulmua nga një dron në Portin Novorossiysk në Rusi.

Familja e tij e vendosur prej vitit 1997 në Turqi, ku Erkani përfundoi studimet në Universitetin e Stambollit, kërkon ndihmë nga qeveria shqiptare, që të mësojë fatin e të birit, por përballet me dyer të mbyllura dhe heshtje shurdhuese.

Erkani punonte në anijen Aroyat, e cila para se të sulmohej ishte ankoruar në portin e Durrësit, vetëm 1 ditë përpara ditëlindjes së tij me 24 shtator, kur ka patur dhe komunikimin e fundit me babain e tij Rexh Nikaj.

Pas sulmit me dron në Detin e Zi, ekuipazhet shpëtuan 15 persona dhe i trasportuan në spitalin e qytetit Novorossiysk, por Erkani nuk ishte mes tyre dhe rezulton i zhdukur dhe sot.

Anija u dërgua në Gjeorgji dhe prej andej u trasportua dhe vendos në portit Giresun në Turqi.

Babai i Erkanit, Rexh Nika kontaktoi News24 për të kërkuar ndihmë dhe tha se “është bërë kontroll në anije nga autoritetet turke dhe rezulton se nuk ka asnjë provë apo diçka që i përket djalit”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai bën thirrje institucioneve shqiptare që të përfshihen në kërkime, që të mësojë të vërtetën për djalin. “Nëpërmjet një mikut tim e të pronarit me erdhi lajmi në shtëpi. Jemi paraqitur pranë konsullatës tonë në Stamboll dhe akoma nuk kemi marrë lajm verbal apo zyrtar”, thotë babai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb