Në përfundim të takimit 80 minutësh me kryeministrin Rama për reformën zgjedhore, deputeti Edmond Stojku tha se nuk do të votojnë marrëveshjen e dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës.

Sipas tij, me kërkesat e tyre zhduken zgjedhjet dhe deputetët fantazmë.

“Pse nuk i marrin parasysh kërkesat tona, se tre pikat tona i ftojnë shqiptarët për zgjedhje, jo cfarë do partia. Ne përfundimisht duam të zhdukim zgjedhjet fantazëm, deputetët fantazmë dhe t’i japim fund korrupsionit politik”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: