Zhdukja e sulmuesit të Cardiff City, Emiliano Sala, ka tronditur botën e futbollit. Avioni me të cilin argjentinasi po fluturonte nga Franca drejt Anglisë papritmas humbi nga radarët dhe ende asgjë nuk dihet për jetën dhe fatin e 28-vjeçarit.

Ai kishte kompletuar transferimin e tij para disa ditësh teksa nga Ligue 1 kishte kaluar në Premier League. Kjo zhdukje e mistershme ka habitur të gjithë opinionin sportiv, ndërsa dhimbja më e madhe ndihet tek familjarët dhe shokët e skuadrës, të cilët luten për shëndetin e argjentinasit.

Për këtë ngjarje kanë reaguar edhe shqiptarët si  Lorik Cana dhe Ermir Lenjani, të cilët kanë luajtur së bashku me të tek skuadra e Nantes në Francë. Menjëherë pas lajmit të trishtë, dyshja e futbollistëve shqiptarë ka reaguar në rrjetet sociale duke u lutur për jetën e argjentinasit.

“Lutem për Emilianon”, shkruan Lorik Cana, teksa e shoqëron mesazhin me një foto në kohën kur luanin së bashku në skuadrën franceze.   Ndërkohë Lenjani ashtu si Cana ka shpërndarë një foto në Instagram me Sala, ndërsa shkruan dhe lutet për sholun e tij: “Emiliano vlla, jemi e ty. Do zoti që të dëgjojmë nga ti”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb