Zhdukja e mistershme e Tauland Malshit në Spanjë ka qenë fokusi i emisionit ‘Në Shënjestër’ mbrëmjen e sotme.

Të ftuar në studio gazetarja ishin Fatjona Mejdini dhe avokati Tritan Jahaj. Gjatë fjalës së saj gazetarja Fatjona Mejdini tha se nga autoritetet shqiptare nuk shihet një interes i lartë për të ndjekur çështjet që i kalojnë kufijtë edhe nëse janë shqiptarë të përfshirë.

Nga ana e tij avokati Tritan Jahaj, tha se nga ana praktike është e pamundur që hetimi të marrë një rrjedhë drejt zbulimit të autorësisë pasi edhe zhdukja e kufomës ka ndodhur në një shtet tjetër.

‘Pashë që familja ka marrë të gjitha masat për të denoncuar çështjen. Duket që autoritetet tona nuk janë të interesuar për të ndjekur çështje që i kalojnë kufijtë e shtetit shqiptar. E kanë detyrim për t’u interesuar ndaj çdo lloj rasti. Shteti i ka të gjitha mekanizmat për të bërë të mundur të gjitha kërkimet, më shumë sesa familja. Duhet të ishte ngritur një alarm shumë i madh sepse pavarësisht se çfarë ka ndodh shteti duhet të mbajë përgjegjësi’, tha Mejdini.

Pjesë nga biseda në studio:

Avokati: Nga ana praktike është e pamundur që hetimi të marrë një rrjedhë drejt zbulimit të autorësisë pasi edhe zhdukja e kufomës ka ndodhur në një shtet tjetër. Sado dëshirë të madhe të ketë prokuroria këtu, varet edhe nga bashkëpunimi që kanë prokuroritë shqiptare me Spanjën. Mesa jam në dijeni ka munguar një marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës për çështjes penale. Ka pasur edhe raste që janë larguar për t’i shpëtuar ndjekjeve. Prokurorinë shqiptare nuk e pengon që të kërkojë një letër spanjolle për informacion, por në momentin që nuk ka bashkëpunim të lidhur me marrëveshje, janë edhe më të kufizuar në informacion.

Gazetarja: Duket se kanë kaluar katër vite nga zhdukja dhe shihet sikur ka një rregull të pashkruar që nëse nuk ka asnjë komunikim , ai person konsiderohet i zhdukur fillimisht dhe më pas i vrarë , ndaj duhet të ketë një ndjekje të ngjarjes.

Avokati: Sikur gjykata të vendosë ta shpallë të vdekur, kjo nuk do të thotë se shërben si provë për akuzën penale, pasi realisht duhet të gjendet autori.

Gazetarja: Në bërthamë të grupeve kriminale qëndron gjithmonë një lidhje familjare, kemi më pas persona të besuar dhe në rrethin e tretë janë shqiptarë të tjerë. Fakti që grupet kriminale shqiptare sot po shihet shumë të rrezikshëm dhe bëjnë aleanca me grupet vende. Bashkëpunimi me grupet e tjera qëndron në gjenezë është duket se është çelës për grupet shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb