Të ftuar në emisionin “Pikat mbi I”, analisti Artur Zheji dhe konstitucionalisti, Shkëlqim Hajdari, komentuan situatën në PD. Zheji tha se rikthimi i Berishës në krye të PD do të ndodhë.

Nga ana tjetër, Hajdari tha se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, përfaqësojnë atë grup të demokratëve që mendojnë që Berisha i bashkon, por nuk i sjell në pushtet.

Zheji: Mua më duket se grupi parlamentar ishte aktiv, me përjashtim të zotit Alibeaj, vetëm për të dhënë dorëheqjen zoti Basha. unë vetëm Alibeajn dëgjoj të thotë që duhet të japë dorëheqjen dhe zoti Berisha, që ka këtë ngarkesë konfliktuale simetrike me zotin Basha. Thënë kjo, grupi parlamenatar, nuk e shoh kompakt, e as të dalë në media. Kjo do të thotë se janë të dyzuar. Janë të ndarë në grupe, interesa dhe duket sikur sforco e tyre publike verbale, ishte sa të largonin zotin Basha. I kuptojnë përpjekjet qesharake për të ndaluar zotin Berisha. Gërmat juridike ishin të forta. Tani Berisha ka më tepër armë në dorë, në radhë të parë s’ka zotin Basha.

Ndërkohë grupi i rithemelimit është komakt. Tani kemi rikthimin e qetë të Berishës. Kemi deklarimin et ij që kemi një parti, tha që dera është e hapur. Pra, ai tha dhe gjëra të tjera në konferencë. Ai tha se nga kryetarët e PD, i është kërkuar që të shtyhen zgjedhjet. Dhe atje po bëhen refleksione, pendesa. Kjo është situatë e kontrolluar. Në bazë po bëhet nami, po bëhen bisedime të orës së fundit. Nuk shoh asnjë pengesë, të rikthimit fuqiplotë të Berishës në PD.

Hajdari: Berisha do të marrë drejtimin nëse ndodhin zgjedhje. Të gjithë e dimë që po u bënë zgjedhje, Berisha do të fitojë. Ky është fenomen shqiptar. A ka mundësi PD, që qartësisht janë ndarë në dy grupe, një palë që nuk e do zotin Berisha. Këto dy grupe janë. Kemi dy grupe që zotin Berisha nuk e shohin si figurë bashkuese për të rrëzuar qeverinë. Ne jemi klasë politike që tradhtohemi nga ato duar. Unë shpresoj te logjika, që mund të vij një moment që forcat pro perëndimore të bindin zotin Berisha. PD po flinte. Ja hamendësojmë që u zgjodh Berisha kryetar, po kaq, mbaruan hallet e PD? Bashkimi nuk bëhet me zotin Berisha. Alibeaj, Basha dhe deputetë të tjerë që nuk janë publikë, nuk janë thjesht 2 individë. Por jam i bindur si Basha dhe Alibeaj janë përfaqësues i demokratëve, të cilët me të gjithë respektin që kanë për Berishën janë të mendimit që Berisha i bashkon, por s’i sjell në pushtet.

Zheji: Unë mendoj që PD nuk po flinte. Më 25 prill opozita mori 650 mijë vota, që u numëruan sipas një mënyre të vendosur 1 vit më parë nga një tryezë e partive. Rama qeveris në një raport të diferencash votash. Qoftë ligji zgjedhor u bë i tillë, qoftë sulmi i madh që bë ndaj LSI. Nuk duhet t’i harrojmë faktet. 80% votuan pro Bashës. Numrat ishin të fortë. PD kishte më shumë vota se në 2013. Situata ka qenë shumë në buzë të fitores. Pavarësisht se mediat e orkestruara ia dhanë të gjitha përgjegjësitë Bashës, nuk e ka parë veten më keq Basha se më 25 prill. Kështu rrodhën gjërat. Partia u zgjua artificialisht nga zoti Berisha për të spostuar zotin Basha. Rrodhi kështu historia e PD. Mendoj që po negociohet, por dorëzimi me kushte dhe integrimi në PD. Dimë që zoti Basha ka marrë zyra të reja, nuk dihet vijimësia e PD e Bashës. Alibeaj habiti me rezistencën e tij, ballë për ballë. Dimë që Berisha mbajti dy foltore të tjera të shtunën dhe bëri të qartë platformën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: