Analisti Artur Zheji dhe avokati Spartak Ngjela të ftuar në emisionin ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’ folën për rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në vend dhe rezultatin e marrë nga Partia Demokratike.

Analisti Artur Zheji, u shpreh se zgjedhjet ishin me regji të orkestruar, ndërsa u shpreh se të dy partitë e djathta i humbën zgjedhjet duke theksuar se një nga arsyet e abstenimit të elektoratit lexohet si një refuzim ndaj ndarjes së partisë opozitare.

Nga ana tjetër Ngjela, tha se Partia Demokratike sot është e ndarë, ndërsa shtoi se Berishën në zgjedhje e votuan anti-amerikanët.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Këto janë zgjedhje që mund të kenë një regji të përgjithshme për të krijuar një balancë politike në rang kombëtar. Dëgjova zotin Berisha kur tha jam i hapur  dhe i pyetur nëse do të krijonte parti të re, u shpreh se nuk do ta bëjë diçka të tillë.  Në të vërtetë të dy partitë e djathta i humbën zgjedhjet… Një nga arsyet e abstenimit të elektoratit të djathë ka qenë një lexim refuzues ndaj ndarjes së PD dhe një klithmë për nevojën për bashkim. Nuk mund të ketë bashkim duke vazhduar fyerjen  verbale.

Ngjela: Jemi me perëndimin apo me lindjen. Po je kundër perëndimit je me lindjen…Duhet të flasim hapur…Si është kjo ‘Shtëpia e Lirisë’…Tani je për interesin tënd apo për interesin e kombit tënd…Fanatizmin përse e do…për destabilizim…Problemi qëndron se a kishte hapësirë për ta hequr, po kishte… PD është e ndarë. I kërkoj PS  të shpjegojë përse në Shkodër ka 10 mijë vota më pak se në 2015. Nëse atyre nuk u bën përshtypje kjo atëherë e gjithë partia është e implikuar. Në 2015 PS ka pasur 10 mijë votues më shumë , këtë të na e shpjegojë lidershipi.

Zheji: Të ardhmen nuk e parashikoj për mirë është e dhimbshme. Doktori tha se në 6 mars fitoi 70 % të votës opozitare… Nëse nuk ka një bashkim të vërtetë të PD, mendoj që PD do shkojë me sukses nga humbja në humbje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb