Luis Hamilton e mbylli pas vetëm s7 xhirosh garën e Madridit. Piloti britanik u detyrua të tërhiqej për shkak të një anomalie në sistemin e frenimit, një goditje e rëndë për pilotin e Ferrarit, i cili i jep fund kështu serisë së tij pozitive këtë sezon.
Deri më tani, Hamilton kishte arritur të merrte pikë në çdo garë, duke mos zbritur asnjëherë më poshtë se vendi i gjashtë. “Jam i demoralizuar për të gjithë ekipin dhe tifozët”, tha Hamilton në analizën e tij pas tërheqjes.
“Makina ishte fantastike. Mund të luftonim për podiumin, ndoshta edhe për dy vendet e para. Sa i përket Botërorit? Mund të synojmë ende diçka të rëndësishme”, u shpreh britaniku.
