TIRANE

Aurela Gaçe, e ftuar pak ditë më parë në “Pushime on Top”, e pyetur nëse do të bënte një bashkëpunim me Luzin, NUK REFUZOI, por tha se asaj i kanë rezultuar bashkëpunimet më të mira jo kur ajo dhe kolgët e saj kanë qenë “on top”, por kur i kanë arritur qëllimet dhe bashkëpunimet i kanë bërë për qejf. Ajo gjithashtu, e ftoi Luizin (pasi t’I kalonin vitet e famës) të bashkëpunonte edhe me të, pse jo?

Por e vërteta është që lajmi u transformua, u keqinterpretua, madje bëri shumë zhurmë edhe në rrjet. Sot, Aurela reagoi dhe pa që “sebepi” i lajmit të shtrembëruar është vetë titulli i tij. Ja çfarë shkruan këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.

Vini re, vine re!O zot, çfarë ndodh në këtë vend, vetëm nga një titull karrem , nuk di, nuk kam fjalë. Dëgjoni atë që kam thënë. Shikoni intervistën. Lexoni atë që kam shkruar. Është mëse e qartë, e zeza mbi të bardhë. Kam dhënë respekt dhe vetëm kaq. Madje, kam thënë se unë bëj bashkëpunime për qejf e jo për famë. Apo nuk kuptohet mirë as kjo? Ai talentin e ka pasur edhe më parë, dhe mund të ndodhte një bashkëpunim edhe pa pasur këtë zhurmë. Unë e vlerësoj zërin, edhe pa famë. Edhe vetë bashkëpunimet e mia ndër vite kanë treguar se nuk kam rendur mbas famës së dikujt, por kam bërë bashkim energjish me njerëz e artistë që vlerësoj. Pra, nëse kam thënë se unë ketu do të jem edhe mbas 29- vitesh, është shumë e qartë se jam gati të kendoj me dikë që ka talent edhe mbasi fama të bjerë ose të venitet. Më qartë se kaq, s’di. Më shumë respekt se kaq, prapë nuk di. Tutulli karrem i përdorur për të ndezur gjakra u bë, u sajua. Bravo. Mua më përdorën MISH PËR TOP. Hallall. Jeta vazhdon!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: