Selena Gomez ka postuar në Instagram foto me partnerin e saj të ri, Benny Blanco, duke treguar dashurinë e tyre.
Mirëpo, në njërën prej tyre pozojnë të përqafuar, ndërsa producenti i ka kapur gjoksin dhe ajo buzëqesh, gjë që ishte e çuditshme për miliona fansat e këngëtares, pasi ajo nuk është mësuar me postime të tilla.
Fotoja u bë virale në Twitter dhe shumica e fansave të saj u kthyen shpejt kundër Benny Blanco-s për këtë veprim, siç e përshkruan ata. Mes pakënaqësisë së akumuluar në fytyrën e Blanco-s, kanë nisur edhe parashikime të ndryshme nëse çifti do të ndahet në vitin 2024.
Të tjerë madje e kanë bërë fotoshopin e fotos dhe kanë fshirë producentin nga krahu i Gomez, duke shkruar: “Nëse ajo nuk dëshiron ta ndajë, do ta ndajmë ne për të” ndërsa nuk janë të paktë ata që e nxisin atë të ndahet prej tij.
Ladies & gentlemen Selena Gomez pic.twitter.com/xFUCcGWORj
— selena gomez (@selenators_info) February 13, 2024
Më së shumti komente kishin të bënin me atë se sa “i papërshtatshëm” dhe “i mërzitshëm” është Blanco për Selena Gomez dhe se sa nuk përputhen të dy. “Nuk e kuptoj çfarë nuk shkon me të”, “a është ai çifti i çuditshëm që shihni jashtë” dhe “Pse e pamë këtë?”. janë disa prej tyre.