Tottenham dhe portieri Fraser Forster do të vazhdojnë bashkëpunimin. Klubi me seli në Londër, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se portieri do të qëndrojë të paktën deri në vitin 2025.

Forster nuk ka luajtur asnjë ndeshje në këtë sezon, ndërsa të kaluarin ka mbajtur veshur 14 herë fanellën e Spurs.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se Fraser Forster ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2025. Duke ardhur nga Southampton në korrik 2022, portieri me përvojë bëri debutimin e tij në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Nottingham Forest në nëntor 2022 dhe duke bërë paraqitjen e tij të parë në Premier League për klubin muajin e ardhshëm kundër Brentford”, shkruante klubi. Forster ka kontribuar për skuadra si Celtic dhe Southampton.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: