Chelsea pas Giroud ka vendosur të blindojë edhe Thiago Silvën. Ditën e sotme bordi i londinezëve ka qenë mjaft aktiv duke i ofruar një kontratë të re trajnerit Thomas Tuchel, teksa duket se rëndësi i kanë ofruar edhe lojtarëve të vjetër.

Silva ashtu si Giroud ka rinovuar për 1 vit me Chelsean, skuadrën të cilën që në sezonin e parë arriti të fitojë objektivin e karrierës, fitimin e Champions League.

Nga ana tjetër Chelsea ka liruar dy portierë, veteranin William Caballero dhe prodhimin e Akademisë, Jamal Blackman.

Argjentinasi ishte pjesë e Chelsea-s prej 2017 dhe në sezonet e fundit ka qenë zgjedhjet e tretë. 27-vjeçari Blackman vite më parë shihej si e ardhmja e portës londineze, por prej vitit 2012 ai u huazua 8 herë në klube të ndryshme, së fundmi tek Rotherham United.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb