I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, analisti Fatos Lubonja, komentoi zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike. Sipas tij, Berisha tashmë përbën shumicën në PD.

Lubonja theksoi se opozita është e fortë momentalisht, por tha se duke pasur përballë një regjim si ai i Edi Ramës, gjithçka është më e vështirë.

“Politikisht është e vështirë t’i kundërvihesh me sukses grupit të Berishës, qoftë edhe duke pasur ambasadën e SHBA-së mbrapa. Ne e dimë historinë e çarjes së PD. Mundet që ky grup i vogël që nuk e dimë se sa është. E kam fjalën për grupin parlamentar të PD që ishte i kontrolluar nga Basha. Kanë ikur dhe nuk dihet sa i kanë mbetur Bashës, por është në minorancë. Berisha sot kishte një konferencë shtypi me bujarinë e fitimtarit, ku ftonte ata, bashkë me Lulzim Bashës.

Ai tha që të gjithë ato janë anëtarë të PD. Fliste me sigurinë e një njeriu që ka marrë kryesinë, por njëkohësisht kërkon të ketë sa më afër të gjithë. Këtu mbeten tashmë për mendimin tim, elementi psikologjik i rëndësishëm. Janë shumë sharje, të gjitha ata që janë thënë me njëri-tjetrin. Këta do të krijojnë një grupim tjetër tani, sepse lind edhe problemi i gjykatës që thotë do e çojmë në apel. Më mirë të bëhet një parti tjetër, grupim tjetër dhe t’i kundërvihen. kjo shkon në favor të Ramës ose munden nëse Berisha tregohet i hapur të krijohet fraksion brenda partisë. Duke qenë se si ishte katandisur PD pas ikjes së Berishës, bëhet më e fortë seç ishte. A mjafton për të përmbysur Ramën.

Kjo mbetet e hapur. Unë gjykoj se nuk mjafton. Ka nevojë për një bashkim, por kjo varet nga mundësitë reale. Unë dyshoj se kushdo të vijë këtu do e ketë të vështirë të përballojë këtë regjim. Kjo është opozita më e fortë për momentin, sa do e arrijë Berisha… Ai ka një karizëm, por nëse do të bashkojë të gjithë shqiptarët kam dyshimet e mia. Vetëm një krizë do i dërgojë njerëzit te opozita e Berishës”, tha Lubonja.

Lubonja tregoi ndër të tjera se si do të jetë e ardhmja e PD. Ai tha se Berisha thotë se do të ndërtojë një parti konservatore, por si e tillë do të jetë më e vështirë për të formuar aleatë në Evropë e gjetkë, për shkak të partive politike të pakta që ndjekin këtë ideologji.

“Protestat që pamë së fundmi për çmimet e naftës, kur u bënë nga shoqëria… PD ka qenë aty brenda gjithmonë për të krijuar masë më të madhe e shfrytëzuar për interesat e veta. Ngrihet si pikëpyetje se sa mund të arrijë PD të legjitimohet në këtë drejtim, për të krijuar një koalicion. Kjo do politikë. Berisha e ka më të vështirë, por ku ta gjejmë. Këtu hy në lojë politika, negociatat, ai tani po tenton të bashkohet edhe me Lulzim Bashën. Këto janë problemet tona. Berisha e ka atë përvojë. Berisha erdhi për të sjellë demokracinë në Shqipëri në fillim.

U bë president e u bë autokrat. E vërteta është se filluan duke ikur ata, sepse ajo është mendësia jonë. Nuk po them se në 2005 e mbrapa ishte po ai. Disa i thërriti se i duheshin. Krijoi një karizëm që nuk i dilnin dot kundra, u futën interesat dhe sundoi si autokrat, por jo me forcën e parë. Edhe kundërshtarët i la të bënin aktivitetin e tyre. Edhe Rama vetë që mendimi im është që është më keq se autokrat, prapë se prapë i lë këto hapësira, e kontrollon me forma të tjera, me ekonominë, mediat, me të gjithë mjetet që lidhin njerëzit. Ky është një regjim mediatik-ambasadorik. Ai ka kapur edhe shoqërinë civile, kjo është e rëndësishme. Këto janë përpjekjet për një lloj demokratizimi. Edhe fasada ndryshon esencën që ke mbrapa. Më komplekse për mua është çështja e shoqërisë konservatore. Duhet parë se çfarë kuptohet me konservatore? Është një parti me vlerat e familjes, fetare, nacionaliste, e kundërta në thelb e një partie liberale që ve individin në qendër.

Partitë populiste që vendosin komunitetin. Anti-liberal, ku kuptohet partitë politike amerikane. Pse e bën Berisha këtë? Është pjesa që tha Berisha se është i lidhur me Amerikën. Ai tha që të mos harrohet që janë parti konservatore dhe lidhjet e tyre janë me partinë republikane, ku përmendi disa kongresmenë. Ai në këtë kuptim thotë që e dua Amerikën, por jam me republikanët. Të gjithë kanë qenë liberalë. Oligarkia ka lindur me individin e suksesshëm, e jo komuniteti. Jo shteti social se si duhet të ishte e majta. Nuk është folur për politika sociale, siç ka Kaczynsky. Berisha i ka ngritur për mendimin tim edhe për arsyet që thanë, por edhe se pse ka në parti nga ata që bëjnë këtë diferencë. Kjo kërkon program të qartë. Në PD ndodh që të ketë fraksione, siç mund të jetë ai i Lulzim Bashës, më liberal dhe më konservator ai i PD. Në opozitën e Fatos Nanos, që duke ardhur nga një origjinë socialiste ka bërë kritika ideore ndaj reformave të Berishës, për shtetin social. Ka pasur kritika për privatizime, për shpërthimin e neo-liberalizmit. Kur erdhën në pushtet, e bënë më keq se ata. Doli Edi Rama dhe thoshte ka reforma standard.

Je konservator, apo liberal, prapë reformat do i bësh ndryshe. Dolën më pas në idenë që të gjithë njësoj jeni dhe folën për popullin që fliste për korrupsionin. Nuk është artikuluar asnjëherë një program bindës. Shikoni aleancat që kanë në perëndim, PD i ka me partitë popullore, që janë liberale. Edhe këtë e ka problem Berisha. Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për kthim në nevojat humanitare. Rikthimi i Berishës ka sjellë entuziazëm në grupin e tij dhe t’u lërë hapësirë njerëzve me ide, të rinj aty mund të sjellë diçka. Mos të mbeten tek fyerjet dhe të sharat”, u shpreh Lubonja.

Pyetje: A do të krijohet një front Berisha-Meta?

Lubonja: Nuk e di, por që do të ketë një bashkëpunim jam i sigurte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb